Komuna e Vitisë është duke punuar në hartimin e ri të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK).
Me këtë rast sot në Viti, nën kryesimin e Ajet Sallahut, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit është mbajtur një punëtori e përbashkët me grupin e punës të profileve dhe fushave të ndryshme tematike me Koordinatorin nga Instituti i Planifikimit Hapësinor të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës.