Sot në Komunën e Kamenicës, nga Zyra për Barazi Gjinore në bashkëpunim me UN Women, financuar nga Bashkimi Europian, është mbajtur punëtori mbi buxhetimin e përgjegjshëm gjinor,
Zyrtarët komunal kanë pasur mundësinë që të mësojnë nga afër rreth praktikave më të mira të buxhetimit gjinor si dhe bashkëpunimit ndërsektorial për arritjen e një planifikimi shumë më të mirë rreth ndarjes së drejtë buxhetore.
Trajnimi në fjalë, është i dyti me radhë për të njejtën temë, e që përqafon edhe kriteret dhe aktivitetet e Planit Lokal të Veprimit për Barazi Gjinore. /2LONLINE/