Është mbajt Olimpiada e Matematikës për klasat e pesta dhe gjashta në Gjilan, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
“Sot isha pjesëmarrës në hapjen e Olimpiadës së Matematikës së Gjilanit, për klasat e V dhe të VI”, tha Alban Hyseni.
Kreu i komunës, tregoi se bashkë me kryetarin e Shoqatës së Matematicientëve Bregan Isufi, si dhe rreth 20 mësimdhënës të tjerë, kanë uruar mbi 90 nxënës për pjesëmarrjen.
Ai, si nxënësve ashtu edhe mësimdhënësve i ka dëshiruan suksese.
“Jemi më shumë se të lumtur që të vazhdojmë të mbështesim matematicientët, por edhe të gjitha iniciativat tjera garuese për dituri” tha kryetari Hyseni. /2LONLINE/