DYLON

Mbahet mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal

Mbahet mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal
Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal i  Kamenicës, ka mbajtur mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2020.

Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Albert Sermaxhaj, ndërsa të pranishëm ishin: Nënkryetari Faton Jakupi, delegatët, drejtorët e drejtorive komunale, Shërbimi Profesional i Kuvendit, OJQ-të si dhe mediat lokale.

Në rend dite ishin këto pika për shqyrtim:

EkoHigjiena

1.Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal Sh.01.Nr.9284/09.05.2020;

2. Informatë për pandeminë;

3. Propozim vendim bartja e të hyravd vetanake 2019/2018 në 2020, Sh.02.Nr.9759/19.05.2020;

4. Propozim vendimi për lejimin e dhënies në shfrytëzim afatshkurtër me qira të pronës komunale duke pasur parasysh interesin publik komunal-Kamenicë, Sh.02. Nr.9776/20.05.2020, me pronat: 1.1. P-71107008-00025-0; 1.2. P-71107035-01225-0; 1.3. P-71107035-0; 1.6.P-71107042-01650-3; 1.7. P-71107042-01367-0;

5. Propozim vendimi për lejimin e dhënies në shfrytëzim afatgjatë me qira të pronës komunale duke pasur paradysh interesin publik komunal-Kamenicë, Sh.02.Nr.9777/20.05.2020, ka kaluar me pronën: 1.2. P-71107008-002268-0;

6. Propozim vendimi për mosvënien e gjobave lidhur me skadimin e lejeve té punës për “Auto-Taxi”, Sh.02.Nr.9873/21.05.2020;

7. Pyetjet e legjislativit drejtuar ekzekutivit;

8. Formimi i një komisioni për vlerësimin e gjendjes pas pandemisë dhe nxjerrja e nje pakoje për masa ndihmëse për bizneset që operojnë në Kamenicë. Pjesë e këtij komisioni është propozuar të jenë nga një anëtar i secilit subjekt politik brenda Kuvendit Komunal të Kamenicës.

9. Të ndryshme.

Pas diskutimeve dhe arsyetimeve ndërmjet ekzekutivit dhe legjislativit, me shumicë votash u miratuan këto pika.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.