Mbahet mbledhja e rregullt e Bordit të Drejtorëve të Kompanisë së Ujësjellësit “Hidromorava” – SH.A, në Gjilan
Mbledhja është kryesuar nga kryesuesja znj. Filloretë Gashi Sadiku, me pjesëmarrje të kryeshefit ekzekutiv z.Ymer Salihu,sekretari z. Agim Sllamniku si dhe anëtarët e tjerë të Bordit, përfshirë znj.Linda Fazliu, z.Arban Hoxha,znj.Ferdane Tahiri Sylejmani dhe z.Agim Zeka.
Kjo mbledhje ka sjellë një diversitet të pikave të diskutimit dhe një shqyrtim të hollësishëm të çështjeve të renditura në agjendë.
Gjithashtu gjatë mbledhjes, iu kushtua vëmendje e veçantë shqyrtimit të disa pikave të rendit të ditës, përfshirë raportin për muajin tetor 2023 dhe raportin TM3/2023 të Bordit të Drejtorëve dhe Ekzekutivit.
Diskutimet dhe vlerësimet që u bënë kanë përmbyllur një proces të pasur të analizës së performancës së kompanisë për periudhën aktuale. /2LONLINE/