Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje të pranishëm ishin Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, anëtarët KKSB-së, Komandanti i Policisë Florim Klaiqi, dhe të tjerë.
Në rend dite për diskutim ishin këto pika:
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2.Angazhimi në parandalimin e sjelljeve devijante në shkollat e komunës sidomos në ato të arsimit të mesëm;
3. Të ndryshme.
Mbledhjen e hapi Kryetari Kadri Rahimaj ku pas miratimit të procesverbalit nga mbedhja e kaluar foli për rëndësinë e parandalimit të sjelljeve devijante në shkolla.
“Kësaj çështje duhet t’i japim rëndësi dhe seriozitet të madh. Andaj kërkoj që në parandalimin dhe luftimin e sjelljeve devijante në shkolla të përfshihen të gjithë akterët duke dhënë kontributin e tyre. Ta kemi prioritet dhe t’i trajtojmë të gjitha problemet që sjellin raste të tilla”, ka thënë ai.
Lidhur më këtë çështje ka folur edhe Komandanti i Policisë, Florim Klaiqi. Ai theksoi se Policia është e gatshme të ofroj bashkëpunim në trajtim të rasteve dhe në zgjidhjen e këtij problemi.
Ndërsa Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Afrim Dervishi ka paraqitur rëndësinë e psikologëve dhe pedagogëve në shkolla lidhur me trajtimin e sjelljeve devijante . Ai ka kërkuar që të shtohet numri i tyre në mënyrë që të jenë sa më të menxhueshme rastet e sjelljeve devijante. /2LONLINE/