Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e parë (I) të rregullt për vitin 2022.
Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, delegatët, Shërbimi Profesional i Kuvendit, Zyrtari Ligjor.
Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:
1. Shqyrtimi i procesverbalit Sh.01, Nr.1174/14.01.2022 nga mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal,
2. Pyetjet e Legjislativit drejtuar Ekzekutivit
3. Themelimi i Komitetit për Politikë dhe Financa,
4. Themelimi i Komitetit për Komunitete,
5. Shqyrtimi i Raportit tre (3) mujor financiar Tetor-Dhjetor 2021,
6. Shqyrtimi i Draft-Rregullores Sh.02, Nr.1565/18.01.2022 për Organizimin, Funksionimin dhe Bashkëpunimin e Komunës me Fshatrat, Vendbanimet dhe LAgjet Urbane,
7. Themelimi i Komisionit për Zgjedhjen e Këshillave Lokale,
8. Themelimi i Komisionit të Ankesave,
9. Kërkesa për mbështetje financiare,
10. Të ndryshme
Pasi hapi mbledhjen Kryesuesi i Kuvendit, Liridon Kastrati, paraqiti rendin e ditës, u bë plotësim-ndyshimi i tij, ku disa pika u shtyen për seancën e ardhshme.
Me shumicë votash këto pika janë shtyer për mbledhjen e ardhshme:
3. Themelimi i Komitetit për Politikë dhe Financa;
6. Shqyrtimi i Draft-Rregullores Sh.02, Nr.1565/18.01.2022 për Organizimin, Funksionimin dhe Bashkëpunimin e Komunës me Fshatrat, Vendbanimet dhe LAgjet Urbane;
7. Themelimi i Komisionit për Zgjedhjen e Këshillave Lokale;
8. Themelimi i Komisionit të Ankesave.