Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e parë (I) të rregullt për vitin 2022.
Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: anëtarët e KPF-së, Shërbimi Profesional, Udhëheqësi i Zyrës Ligjore si dhe Udhëheqësi i Zyrës për Integrime Evropiane.
Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i Raportit financiar Janar-Dhjetor 2021,
2. Propozim Vendim për Formimin e Komisionit Vlerësues për dhënien në Shfrytëzim të Pronës së Paluajtshme të Komunës.
Nga anëtarët e KPF-së u rekomandua që rendit të ditës t’i bashkangjiten edhe disa pika si:
3. Informacion nga Drejtoria Komunale e Arsimit për gjendjen në arsim,
4. Propozim-Vendim për bartjen e mjeteve financiare nga të hyrat vetanake të pashpenzuara nga vitit 2020/2021 në vitin 2022 në shumën totale 640,077.37 Euro.
5. Propozim-Vendim për rritjen e të hyrave vetanake 2021,
6.Propozim-Nismën për bashkëpunim ndërkomunal me Komunën e Gjilanit në fushën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësi tjera
7. Të ndryshme.
Të gjitha këto pika u miratuan nga anëtarët e KPF-së, dhe u propozuan për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal. /2LONLINE/