Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava”, Gjilan, mbajti takimin e katërt (IV-të) të rregullt për këtë vit dhe së bashku me Menaxhmentin e Kompanisë u diskutuan performanca e Kompanisë dhe furnizimi i rregullt i konsumatorëve me ujë.
Gjatë takimit, pas analizave dhe diskutimeve Bordi i Drejtorëve unanimisht aprovoi:
“Raportin e punës të muajit mars 2024”;
“Plani i Veprimit për Zvogëlimin e Humbjeve të Ujit dhe Rritje të Inkasimit”;
“Plani për menaxhimin e ujëmatësve”; dhe
“Planin e Veprimit Gjinor” gjatë zbatimit të Projektit FLOWS.
Në mbledhje gjithashtu është diskutuar për masat/aktivitetet qe do ndermirren nga kompania për përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve të Kompanisë si dhe realizimin e suksesshëm të projekteve investive të planifikuara për vitin 2024, njofton Hidromorava. /2LONLINE/