Nga Arsim Halili
(2L ONLINE) – Pas mandatit katër vjeçar, më 18.10. 2014 ( e shtunë) mbahet Kuvendi i rregullt zgjedhor i Shoqatës së shkrimtarëve “ Feniks” Preshevë. Fillimisht caktohen organet udhëheqëse të këtij Kuvendi me në krye z Demush Berisha – kryetar i Kuvendit SHSH “ Feniks “ Preshevë dhe procesmbajtës Prof. Ismet Bajrami. Kryetari I Kuvendit Demush Berisha procedoi me rendin e ditë ku në fokus të kësaj mbledhje ishte raporti i punës katër vjeçare të kësaj shoqate dhe të kryetarit të saj Bilall Maliqi.
Bilall Maliqi para të pranishmëve e lexoi raportin e punës , për të cilën pastaj u hap debati për dhe kundër këtij raporti të punës. Natyrisht se u diskutua edhe për vështirësitë financiare, vështirësitë organizative teknike, mungesa e një objekti për këtë shoqatë, mos mbështetja nga ana e komunave për këtë shoqatë dhe probleme të tjera .
Megjithatë përkundër këtyre vështirësive që e përcollën edhe punën e kësaj shoqate, ajo nuk ndalet së vepruari, qoftë duke organizuar orë letrare nëpër shkolla , qoftë duke mbajtur përurime librash që botohen nga kjo shoqatë.
U theksua se këtë vit u bë edhe Manifestim kulturor- letrar “ Kultura na bashkon” dhe tribunë dhe orë letrare në shenjë nderimi për poetin Qerim Arifin. Pastaj bashkëpunimi me shoqatat si motra qoftë në: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni , diasporë. Pas gjithë këtyre elaborimeve, kalohet në pikën tjetër të rendit të ditës zgjedhja e organeve drejtuese të SH.SH “ Feniks” Preshevë si vijon:
Bilall Maliqi, kryetar
Arsim Halili, nënkryetar
Rexhep Abazi, zv. Kryetar
Demush Berisha, kryetar i Kuvendit
Jalldëze Kasumi, zëvendëse e Kryetarit të Kuvendit.
Kryesia
Ismet Bajrami
Jalldëze Kasumi
Qëndresa Jakupi
Selajdin Salijesor
Mejdi Shabani
Halim Hasani
Duhet theksuar proceduara e votimit e zgjedhjes së Kryetarit të Shoqatës që bë me vota të fshehta, ndërsa organeve të tjera me vota hapura, natyrisht me për, kundër dhe abstenime. Ndërsa kësaj shoqate i’u bashkëngjitë sot edhe Prof Xhemaludin Salihu, njëherë edhe Kryetar aktual i Shoqatës për trashëgimi kulturore me seli në Preshevë.
Me disa çështje që diskuan anëtarët e kryesisë në pikën eventuale u përmbyllën punimet e këtij Kuvendi zgjedhor. /2L ONLINE/