Mbahet Kampionati i Çiklizmit të Kosovës “Road Race”, dy çiklistë nga klubi “Dardana” morën vendet e treta në dy kategori, transmeton 2LONLINE.com.
Federata e Çiklizmit të Kosovës ka organizuar Kampionatin e Çiklizmit të Kosovës “Road Race” në distancë prej 125km.
Pesë çiklistë të klubit të çiklizmit “Dardana”, përfaqësuan rajonin e Anamoravës në veçanti Komunën e Kamenicës. Çiklistët të cilët morën pjesë ishin: Besim Kryeziu, Musa Morina, Besnik Dermaku, Aguron Hoda dhe Mërgim Bajrami.
Në këtë garë, dy çiklistë nga klubi “Dardana” morën vendet e treta në Kategoritë Elitë dhe U-23.
Kategoria Elitë: Aguron Hoda
Vendi: i tretë
Distanca: 125 km
Koha: 3:33:31
Kategoria U-23: Mergim Bajrami
Vendi: i tretë
Distanca: 125 km
Koha: 3:37:38