Lopa e tipit “Shara” me pronar Zenel Halili nga Tërnoci i komunës së Bujanocit është fituese absolute e ekspozitës së organizuar nga stacioni i veterinarisë në Bujanoc që u mbajtë në stadiumin e qytetit.
U ekspozuan 75 lopë nga komuna e Bujanocit në tri kategori si “mëshqerra”, “Lopë të vjetra të amëzuara” si dhe “Lopë të gjeneratës së parë“.
Organizatori ka shpallur edhe tre fituesit e konkurencave tjera Momçilo Ristiq nga Kërshevica, Ismet Iseni nga Nesalca dhe Nexhmedin Idrizi nga Bilaçi.
Pronarëve dhe fituesvë u janë ndarë çmime ndërsa të gjithë pjesëmarrësve shpenzimet e rrugës mjete prej 400 mijë dinarëve që janë ndarë nga buxheti i komunës së Bujanocit.
BURIMI: Titulli.com