Organizata Jo-qeveritare Network of Peace Movement (NOPM), në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës, ka mbajtur Diskutimin Publik për Projekt-Rregulloren komunale për realizimin e të drejtave të fëmijëve
Organizata Jo-qeveritare Network of Peace Movement (NOPM), si pjesë e projektit “Përkrahja e Qendrës për Punë Sociale në përmirësimin e shërbimeve në shtëpi, dhe ato rezidenciale për fëmijët dhe të rriturit në nevojë’’ ka mbajtur Diskutimin Publik për Projekt-Rregulloren komunale për realizimin e të drejtave të fëmijëve
Qëllimi i këtij diskutimi publik ishte që qytetareve të Komunës së Kamenicës përkatësisht fëmijëve, të ju jepet mundësia e prezantimit të draft rregullores komunale për mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijëve si dhe dhënies se propozimeve shtesë, ku këto propozime të tyre pastaj do të inkorporohen në Projekt-Rregulloren komunale për realizimin e të drejtave të fëmijëve duke i respektuar dispozitat ligjore. Gjatë prezantimit të draft rregullores, anëtarët e grupit punues inkorporuan edhe propozimet nga fëmijët që ishin kryesisht me buxhetimin për fëmijët.
Në takim përveç stafit të NOPM-së dhe grupit punues, morën pjesë qytetarë, mësimdhënës, nxënës të shkollave fillore, anëtarë të OJQ-ve etj.
Kjo Projekt-Rregullore komunale pas këtij dëgjimi publik, do të dorëzohet tek Komiteti për politikë dhe financa KPF, pastaj do të futet në rend dite për votim në seancën e radhës në Kuvendin Komunal, ku OJQ “NOPM” do ta monitoroj dhe lehtësoj procesin nëse është e nevojshme deri në aprovim nga kuvendi komunal.
Ky projekt përkrahet nga organizata ndërkombëtare “Save the Children International” (SCiK) në Kosovë, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) dhe mbështetur nga Save the Children në Kosovë në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për Politika të Mirëqenies Sociale dhe Kërkim.