Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka, në cilësinë e Kryesueses së Grupit të Grave në Komunën e Kamenicës, dhe në bashkëpunim me Koordinatoren e Mekanizimit Koordinues kundër Dhunës në Familje, Nazmije Demolli- Kastrati, u organizua tryezë diskutimi me temën: Të gjithë kundër dhunës në bazë gjinore në kuadër të fushatës “16 ditë Aktivizëm kundër dhunës në bazë gjinore”.
Të pranishëm në këtë takim ishin Nënkryetarja e për Komunitete, Aleksandra Popovic, zv.Avokati i Popullit, Bastri Kastrati, Leonora Kadriu Prokurore, Drejtoresha e Strehimores “Liria” në Gjilan, Nazife Jonuzi, Rreshter Nazmi Hoti, mbikqyrës në Njësinë e Hetimeve pranë Stacionit Policor-Kamenicë, Drejtori i QPS-së Rifat Hajdari, Gani Leci, Mbikëqyrës i Zyrës për mbrojtjen e viktimave në Gjilan në kuadër të zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, përfaqësues nga Zyra Juridike falas, Mirsije Ajvazi, kryesia e grupit të grave në Kamenicë dhe organizata joqeveritare.
Në këtë tryezë Drejtoresha Burbuqe Leka duke falënderuar të gjithë për pjesëmarrje dhe kontributin e dhënë në këtë takim, theksoi se është e rëndësishme që si shoqëri të vetëdijësohemi lidhur me dhunën në bazë gjinore.
“Çdo aktivitet i ndërmarr për këtë temë kontribon që shoqëria jonë të vetëdijësohet sa më shumë. Viktimat e dhunës duhet të flasin e kryesit duhet të marrin dënimet maksimale”, shtoi ajo.
Akterët e tjerë paraqiten disa nga rastet e dhunës të cilat janë duke u trajtuar. /2LONLINE/