Sot, në Viti është mbajtur diskutimi i 24-të i radhës nga Komuna e Vitisë, për planifikimin e buxhetit komunal 2018-2020 dhe atë me familjarë dhe personat me aftësi të kufizuara.
Gjatë këtij diskutimi zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Ibrahim Rama, Drejtor i Drejtorisë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim pos që i kanë njoftuar të pranishmit me punën që po bëjnë institucionet komunale në hartimin e buxhetit ata ju janë përgjigjur edhe pyetjeve të pjesëmarrësve në këtë takim.
Ndër tjerash familjarët dhe personat me aftësi të kufizuara kërkuan nga institucionet komunale të Vitisë, që kësaj kategorie të shoqërisë të ju kushtohet një vëmendje të veçantë. Gjithashtu ata kërkuan nga Komuna që mundësisht shërbimet shëndetësore të personave me aftësi të kufizuara në veçanti të atyre që nuk mund të lëvizin të ju ofrohen në shtëpitë e tyre.
Po ashtu disa nga ta kërkuan që të rregullohen edhe pjerrinat në të gjitha institucionet publike, të sigurohen ashensorë për personat që janë në karroca, të ndihmohen ata më shumë me mjete financiare për nevojat e tyre.
Përndryshe gjatë ditës së sotme parashihen të mbahen edhe dy diskutime publke njëhera me afaristë vitias e tjetëra me banorët e qytetit të Vitisë.