Në Kamenicë janë mbajtur garat “Olimpiada Matematike e Kosovës”, me nxënësit e klasve të IX, X, XI, dhe XII, në lokalet e Shkollës së Mesme të Lartë Profesionale (SHMLP) “Andrea Durrsaku”, në nivel komunal.
Në këtë garë kanë marrë pjesë nxënësit e të gjitha shkollave përkatëse të komunës së Kamenicës, të cilët 20 prej tyre kanë qenë nxënës nga shkollat e mesme të ulëta dhe 22 nxënës të shkollave të mesme të larta.
Nga klasa e IX, tre vendet e para i morën:
1. Zana Ahmeti, SHFMU “Fan Noli” në Kamenicë;
2. Lorina Maliqi, SHFMU “Fan Noli” në Kamenicë;
3. Bleona Musliu, SHFMU “ Skënderbeu” në Hogosht.
Nga klasa e X, tre vendet e para i morën:
1. Alba Thaçi, SHMLM “Sejdi Kryeziu” në Rogoçicë;
2. Rinesa Zuzaku, Gjimnazi “Ismail Qemali” në Kamenicë;
3. Atlant Klaiqi, Gjimnazi “Ismail Qemali” në Kamenicë.
Nga klasa e XI, tre vendet e para i morën:
1. Loreta Basha, SHMLM “Sejdi Kryeziu” në Rogaçicë;
2. Albana Ajvazi, Gjimnazi “ Ismail Qemali” në Kamenicë;
3. Erza Leci, Gjimnazi “Ismail Qemali” në Kamenicë.
Nga klasa e XII, tre vendet e para i morën:
1. Njomza Ismaili, Gjimnazi “Ismail Qemali” në Kamenicë
2. Lirim Hashani, SHMLM “Sejdi Kryeziu” në Rogaçicë
3. Arnesa Beqiri, Gjimnazi “ Ismail Qemali” në Kamenicë.
Ndër të tjera, në bazë të kritereve të përcaktuara nga organizatori, vendi i parë dhe i dytë marrin pjesë në garat në nivel, që do të mbahen më 02 mars 2019 – OMK – 2019, nga ora 10:15, në lokalet e Gjimnazit të Specializuar Matematikor, në Prishtinë.