Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me ekipën punuese, ka mbajtur diskutim publik rreth reformës në arsim, në Tugjec dhe Lisockë.
Në këtë diskutim është prezantuar kjo reformë dhe është sqaruar për përparësitë dhe nevojat e kësaj iniciative.
Kryetari Kastrati tha se konsultimet me qytetarë do t’i vazhdojë në secilin lokalitet.
Për agjenden e takimeve te ardhshme do te njoftoheni me kohë.