• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Komandanti i Ushtrisë u prit në Departamentin e Shtetit dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Redaksia 2LONLINE 7 Qershor, 2019 2 min
 Komandanti i Ushtrisë u prit në Departamentin e Shtetit dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Në vazhdën e vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës zhvilloi takime të ndara në Departamentin e Shtetit dhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama i shoqëruar edhe nga ambasadorja e Republikës së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në Departamentin e Shtetit u priten në takim nga znj. Susan Falatko. Me këtë rast komandanti i FSK-së e njoftoi znj. Falatko për progresin e FSK-së në këtë fazë tranzicioni, mundësitë për rritje të bashkëpunimit në mes të dy vendeve mike me qëllim të vazhdimit të ndërtimit të aftësive të reja në bazë të Planit Gjithëpërfshirës për Tranzicionin e FSK-së.

Gjithashtu, gjeneral Rrahman Rama u prit edhe nga z. John Erath zëvendësdrejtor për Evropë, i shoqëruar edhe nga drejtori për Çështje të Evropës z. Williem Berkley. Gjeneral Rama i njoftoi zyrtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare se FSK-ja vazhdon të jetë Forcë profesionale, shumetnike dhe e gatshme për të qenë pjesë e misioneve paqeruajtëse. Zhvillimet dhe zgjerimi i mandatit të FSK-së është në përputhje me Planin.

Në fund, komandanti i Ushtrisë së Kosovës ka falënderuar zyrtarët amerikanë në Departamentin e Mbrojtjes dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-të dhe Ushtria Amerikane po i japin Kosovës dhe FSK-së.

Komandanti në të gjitha takimet ishte i shoqëruar nga atasheu i SHBA-së në Kosovë dhe atasheu i Mbrojtjes nga Republika e Kosovës në Uashington.

Etiketa:FSK Këshillin e Sigurisë Kombëtare Komandanti i Ushtrisë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Kryetari Haliti priti në takim homologun e tij nga Likova, Erkan Arifi

7 Dhjetor, 2023
Sport

FC Drita i uron mirëseardhje Sadat Shahinit

7 Dhjetor, 2023
Info+

Kamenica ka bërë finalizimin e “Letrës së Bardhë” me qëllim të zhvillimit

7 Dhjetor, 2023
Promo

Hidromorava: Ja në cilat zona do të kryhen sot intervenimet e nevojshme

7 Dhjetor, 2023
Lajme të ngjashme

Oficeri i FSK-së fiton çmimin “Studenti më i mirë” në mesin e disa shteteve pjesëmarrëse në Republikën Çeke

6 Dhjetor, 2023

Pjesëtarët e FSK-së morën pjesë në trajnimin për kërkim–shpëtim urban të mbajtur në Zvicër

4 Dhjetor, 2023

FSK dhe FARSH shkëmbejnë përvojat e tyre

29 Nëntor, 2023

FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz

28 Nëntor, 2023

FSK shënoi Ditën e Ushtrisë

27 Nëntor, 2023

Dita e Forcës:  Manifestimi qendror do të mbahet në kazermën “Adem Jashari”

26 Nëntor, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com