Drejtoria për Buxhet dhe FInanca e Komunës së Kamenicës ka filluar me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore në Hodonoc dhe Roganë.
Të pranishëm në këto dëgjime buxhetore ishin: Vaxhid Rexhepaj-Shef i Kabinetit të Kryetarit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal Liridon Kastrati, drejtorët Ardita Dërmaku, Shpend Morina, Blerim Murina dhe Zyrtari Kryesor Financiar Naser Hashani.
Këto dëgjime po mbahen për të dëgjuar nga afër kërkesat e qytetarëve, për të hartuar listën e projekteve të cilat do të realizohen në vitin 2025.
Drejtoresha Dërmaku ka prezantuar buxhetin për vitin 2025, si dhe ka specifikuar shumën e ndarë për secilën kategori.
Dëgjimet buxhetore do të vazhdojnë të mbahen edhe në lokalitetet e tjera të Komunës së Kamenicës. /2LONLINE/