Qendërmbrojtësi kosovar Mërgim Mavraj është aktivizuar gjatë tërë ndeshjes te Greuther Fuerthi që mposhti të hënën mbrëma në shtëpi skuadrën e Dynamo Dresdenit me rezultatin bindës 4:0. Kjo ndeshje i ka takuar javës së nëntë të Bundesligës 2.
Në këtë fitore, titullar te Fuerthi ishte edhe sulmuesi Ilir Azemi, i cili luajti deri në minutën e 80-të. Për Mavrajn 27-vjeçar, kjo ishte paraqitja e shtatë këtë edicion, ndërsa për Azemin e teta. Fuerthi kryeson renditjen me 20 pikë. /koha.net/