Analisti Halil Matoshi ka reaguar lidhur me vendimin e presidentes e cila sot ju drejtua Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar cilin lider duhet ta mandator për kryeministër, Hashim Thaçin i cili i fitoj zgjedhjet e 8 qershorit apo Ramush Haradinajn i cili është i nominuari për kryeministër nga koalicioni i LDK-së, AAK-së dhe Nismës.
Sipas Matoshit, Presidentja në këtë rast ka bërë shkelje kushtetuese.
“Presidentja me këtë veprim e ka shkelur kushtetutën me të dyja këmbët. Ajo me këtë veprim po dëshiron të mbajë vijën politike të PDK-së dhe ky vendim për t’i kërkuar interpretim Gjykatës Kushtetuese shkon pikërisht në këtë drejtim. Presidentja e ka të sqaruar në Kushtetutë së ajo e ka kompetencë ta mandator për kryeministër atë që e ka shumicën në kuvend”, ka thënë Matoshi për Gazetën Blic.