(2LONLINE) – Dega e AKR-së në Kamenicë nga sot ka filluar jetësimin e marrëveshjes për bashkëqeverisje me PDK-në në Kamenicë, ka thënë kreu i AKR-së së Kamenicës, Fatmir Matoshi.
Siç dijet, në seancën e sotme të Kuvendit Komunal Kryetari i Komunës Begzad Sinani ka bërë publik vendimin për emërimin e nënkryetarit të komunës dhe drejtorëve që vijnë nga radhët e AKR-së. Në bazë të propozimit të degës së AKR-së nënkryetar I komunës është emëruar, Fatmir Matoshi, kryetar i degës. Ndërsa të emëruarit e tjerë janë: Valon Maliqi – Drejtor i Administratës së Përgjithshme (Jurist i Diplomuar), Aishe Morina – Drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale (Stomatologe) ,Faik Rexhepaj, Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim (Teknik i Bujqësisë) dhe Fatmir Krasniqi, Drejtor për Ekonomi, Zhvillim dhe Diasporë (Jurist i Diplomuar).
“Angazhimi i AKR-së në qeverisjen komunale do të jetë i sinqertë dhe vetëm për interesa të qytetarëve të Kamenicës, kemi marrë përgjegjësi dhe obligime që të punojmë për të përmirësuar kushtet e jetesës për qytetarët e Kamenicës dhe angazhimi ynë në këtë drejtim do të jetë maksimal” ka thënë nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi, që njëherësh është edhe kryetar i Degës së AKR-së në Kamenicë. /2lonline/