Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook ka bërë me dije se sot në Kamenicë, me Kryetarin Qëndron Kastrati, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi përmes së cilave Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të financojë realizimin edhe të katër projekteve.
Ja postimi i tij i plotë:
Edhe katër projekte për Kamenicën
Sot në Kamenicë, me Kryetarin Qëndron Kastrati, nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi përmes së cilave Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të financojë realizimin edhe të katër projekteve.
1. Rregullimi i shtratit të lumit Desivojcë – Shipashnicë në vlerë 700.000 euro
2. Granti “Ta pastrojmē Kosovën” – 150.000 euro
3. Administrimi i banesave në bashkëpronësi – 50.000 euro
4. Pastrimi i zonave emergjente dhe kriterike – 10.000
Këto projekte në vlerë totale prej 910.000 euro që do të financohen plotësisht nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe do të implementohen nga Komuna e Kamenices, do të permiresojne kushtet e jeteses per banoret e komunes.
Besoj dhe shpresoj që procedurat e tenderimit dhe kontraktimit të përfundojnë sa më shpejt dhe të fillojnë punët në këto projekte. Urime