(2L ONLINE) – Dega e AKR-së në Kamenicë në një takim të kryesisë së saj, të udhëhequr nga kryetari I degës Fatmir Matoshi i ka dhënë mbështetje koalicionit qeverisës në nivel lokal dhe ka vlerësuar përkushtimin e strukturave komunale e në veqanti të përfaqësuesve të AKR-së në pushtetin lokal.
Sipas Matoshit, AKR vlerëson se përkundër situatës politike dhe mosfunksionimit të Parlamentit e Qeverisë së re të Kosovës, komuna ka filluar të realizojë projekte të ndryshme në të mirë të qytetarëve të Kamenicës.
“Në shumë lokalitete të Kamenicës ka filluar asfaltimi i rrugëve lokale ndërsa është shtuar efikasiteti dhe përgjegjësia në punë e administratës komunale. Dega e AKR-së ka vazhduar së ushtruari funksionet e saj dhe në vazhdimësi ka qenë në kontakt dhe takime me qytetarët e Kamenicës dhe me votuesit e saj”, ka thënë Matoshi
Sipas itj, AKR e Kamenicës i kërkon Presidentit dhe strukturave të larta të partisë që sa më parë të fillojnë ristrukturimin e partisë dhe të dalin me analizën për rezultatin e dobët në zgjedhjet e e 8 qershorit 2014. Përgjegjësia për këtë rezultat është konstatuar se është pikërisht e strukturës udhëheqëse të partisë.
Dega e AKR në Kamenicë është e gatshme për zgjedhjet eventuale në Kosovë si pasojë e dështimit të partive politike shqiptare për të konstituar Kuvendin e ri dhe për të zgjedhur Qeverionë e re të Republikës së Kosovës. /2L ONLINE/