Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar për shpërndarjen e 70 bursave në drejtimet deficitare dhe teknike.
“Me qëllim të mbështetjes së nxënësve në profile të rëndësishme për tregun e punës, kemi hapur konkursin për bursa për nxënës në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në drejtimet deficitare si dhe bursa për vajza në drejtime teknike. Vlera e bursës për nxënës do të jetë 500 euro për një vit shkollor. Numri total i bursave është 70, prej tyre 40 në drejtimet deficitare dhe 30 në drejtimet teknike”, ka shkruar Nagavci, në profilin e saj.
Në drejtimet deficitare mund të aplikojnë të gjithë nxënësit e IAAP-ve, ndërsa për drejtimet teknike vetëm vajzat.
Bursat për drejtimet deficitare:
Teknik për dizajnin e mediave interaktive
Instalues elektrik
Veterinë
Mekatronikë
Asistent i turizmit dhe udhëtimeve
Përpunimi i drurit/zdrukthëtar
Hortikulturë
Bursat për vajza në drejtimet teknike:
Metalpunues
Instalues elektrik
Instalues i ngrohjes, klimatizimit dhe ujësjellësit
Automekanik
Teknologjia e reciklimit
Teknik i sistemeve të TIK-ut
“Si Ministri do të vazhdojmë të ofrojmë përkrahje për të gjithë nxënësit e studentët pa dallim”, ka thënë Nagavci. /2LONLINE/