Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami për nder të 7 marsit “Ditës së mësuesit”, ka ndarë mirënjohje për mësimdhënësin Jahja Dërmaku për kontribut të veçantë në fushën e arsimit dhe edukimit, i cili ishte propozuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Kamenicë.
Mirënjohja i është dhënë në manifestimin për ndarjen e çmimit tradicional “Shaban Jashari”, i cili organizohet çdo vit nga MASHT.
Jahja Dërmaku është mësimdhënës në Gjimnazin “Ismail Qemaili” në Kamenicë, lënda Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.