MASH ka dhënë udhëzimet e përgjithshme për fillimin e vitit shkollor 2020/2021 në kushtet e kujdesit ndaj pandemisë COVID -19.
Bashkë me partnerët, MASH ka udhëzuar shkollat që të përgatiten për të tre skenarët, të cilët do të implementohen në shkolla varësisht nga situate epidemiologjike dhe rekomandimet e ISHKP-së dhe varësisht nga kapacitetet hapësinore e infrastrukturore të shkollave veç e veç.
Ministri Likaj, kabineti i MASH dhe departamentet përkatëse në MASH janë mobilizuar që me bashkëpunim të mirë të të gjithë akterëve, përfshirë DKA-të, shkollat, mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit e donatorët, do të bëhet e mundur që t’i përgjigjemi me sukses sfidave të shumta që paraqet organizimi i mësimit në kushtet e pandemisë COVID-19 në shkollat e Kosovës.
https://www.facebook.com/mashti.ks/photos/pcb.1543332655870563/1543330949204067/?type=3&theater