Në vazhdën e aktiviteteve të masave të sforcuara, Departamenti i Mbledhjes së Detyrueshme, ka realizuar aktivitete nën asistencë të Policisë së Republikës së Kosovës ndaj 20 subjekteve biznesore, të cilat kishin borxh në vlerë mbi 2 milion euro.
Kësaj radhe aksioni ka qenë i shtrirë në këto lokacione Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Prizren, Dragash, në kuadër të këtij aksioni janë mbylle biznese për mos pages tatimit, janë konfiskuar prona të paluajtshme dhe luajtshme.
Vlen të theksohet së ATK-ë për mbledhjen dhe trajtimin e borxheve tatimore që nga fillimi i këtij viti e deri me datë 18 nëntor 2022 ka zhvilluar aktivitete tek 260 subjekte biznesore, të cilat kishin borxhe në vlerë 34,5 milion euro. Përderisa inkasim me paradhënie është 12,7 milion euro, ndërsa sa i përket pjesës tjetër të obligimeve në pamundësi të pagesës së plotë janë hyrë në marrëveshje të pagesës së borxhit me këste.
Trajtimi i borxheve do të vazhdoëj tek çdo tatimpagues i cili nuk i përgjigjet thirrjeve të ATK-së për t’i kryer obligimet e krijuara tatimore, bënë të ditur faqja zyrtare e ATK-së. /2LONLINE/