Tetori është muaji i ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit që shenëhohet ne te gjithë botën.
Edhe Institui i Shëndetit Publik në Gjilan i drejtuar nga doktoresha, Igballe Qerimi ka organizuar një aktivitet vetëdijësues për zbulimin e hershem të kancerit të gjirit dhe kujdesin ndaj kësaj sëmundje.
Nga Spitali Rajonal i Gjilani, stafi mjekësor me pankarta ne duar marshuan drejt qendrës së qytetit për t’u ndalur tek sheshi “Agim Ramadani”.
Ky organizim u bë në shenjë solidarizimi me të prekurit nga kanceri i gjirit dhe luftën e tyre për ta sfiduar dhe mposhtur këtë sëmundje.
Kështu, duke berë fushatë me simbolin identifikues të Tetorit, dhjetera gra gjilanase u bashkuan në këtë marshim, duke bashkëndjerë këtë sfidë jetësore me ata që po e kalojnë ose e kanë kaluar këtë sëmundje.