(2L ONLINE) – Ansambli i këngëve dhe valleve “Gjilani”, nga qyteti i Gjilanit, është nderuar me Çmimin “Orkestra dhe Grupi i Këngëtareve më të mirë”, në Festivalin Kaçaniku 2014. Ky festival mbahet për shume vite me radhe në qytetin e Kaçanikut dhe kishte karakter garues.
Pjesëmarrës ishin edhe Ansamble dhe grupe nga e gjithë hapësira Shqiptare, konkurrenca ishte jashtëzakonisht e fortë, por serioziteti dhe përgatitjet e Ansamblit “Gjilani”“për këtë ngjarje të rëndësishme kulturore por dhe ne paraqitjet e tjera nëpër festivale te ndryshme bënë që të i shpërblehet mundi i të gjithë pjesëmarrësve.
Kryetari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, Nehat Ferati, tha se ky ansambël në këtë ngjarje kulturore është paraqitur me këngë e valle, doke dhe zakone autoktone nga treva e Anamoravës dhe Karadakut,
Përfaqësuesit e Ansamblit mendojnë se nga juria profesionale nuk kanë qenë të vlerësuar ashtu siç e merituan sepse mund të ketë dekurajim tek te rinjtë për punën vullnetare dhe me shumë mund që bëhet . Sidoqoftë organizimi i Festivalit dhe mikpritja kanë qenë të jashtëzakonshme nga organizatori i Festivalit.
Përndryshe, programi Artistik është realizuar nga këshilli artistik i Ansamblit. /2L ONLINE/