Në shkollat e shteteve që kanë arritshmëri të suksesit nuk kemi teste të tilla të ashtuquajtur “Test të Arritshmërisë”.
Shkruan: Sami ARIFI
Në shkollat perëndimore, orientimimi i nxënësve në drejtimet profesionale bëhet që nga klasa e V (pestë) në bazë të suksesit që kanë nxënësit.
Nxënësit e shkëlqyer caktohen në gjimnaz, ku vijojnë shkollën deri në klasën e XIII (trembëdhjetë), që njëherësh kanë të drejtën e studimit në fakultete.
Nxënësit tjerë me sukses të “shumë mirë” caktohen në shkolla të quajtura “Shkolla Reale” (Real Schule), që vijojnë mësimin deri në klasën e XII (dymbëdhjetë), me mundësi për ata që e kryen me sukses të shkëlqyer për të vijuar edhe një vit në Shkollën e Gjimnazit (dmth. Kl. XIII) për të pasur drejtën e studimit.
Kurse nxënësit me sukses më të dobët vijojnë mësimin nëpër shkolla për t’u përgatitur për punë profesionale (në shkolla profesionale për punë profesionale), pa të drejtë studimi.
Dobësitë e testit, të ashtuquajtur “Test i Arritshmërisë”, qëndrojnë në mohimin e suksesit të nxënësit gjatë mësimit 9-vjeçar përmes dy-tre orëve të mbajtjes së këtij testi, që në fakt është një falsifikim, manipulim i formave nga më të ndryshmet, që kryesisht bazën e ka në përfitime materiale të individëve të caktuar përmes tenderëve në formimin e testeve, përmes të shtypurit të testeve, transportit të inspektorëve për të mbajtur testin e tyre, e kështu me radhë.
Mendoj se përmirësimi i gjendjes në mësim te nxënësit bëhet duke marr mësim (model), duke marr parasysh edhe specifikat që ka shteti i Kosovës, nga vendet që kanë cilësi në arsim.