Një marrëveshje “xhentëlmene” ndërmjet liderëve të partive kryesore në vend mund ta shpëtojë nga rrëzimi edhe për pak muaj qeverinë aktuale të kryeministrit Hashim Thaçi.
Burime të besueshme pranë subjekteve kryesore në vend, i kanë thënë gazetës Tribuna se tashmë është e pamundur që vendi të shkojë njëkohësisht në zgjedhje lokale dhe parlamentare, kështu që si kompromis, liderët e subjekteve më të mëdha pritet që të paktën të provojnë të gjejnë një zgjidhje kalimtare të funksionimit të Qeverisë dhe Kuvendit deri në pranverën e vitit 2014.
Por, kjo marrëveshje kompromisi, sipas të njëjtave burime, është shumë vështirë të arrihet para zgjedhjeve të 3 nëntorit për shkak të implikimeve dhe efekteve që konsiderohet se do të mund të kishte te votuesit. Po ashtu, thuhet se ka një pajtim të heshtur midis partive politike që zgjedhjet lokale t’i shohin edhe si test të fuqisë së tyre reale në terren para se të shkojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare