Ministria e Ekonomisë dhe Komuna e Vitisë, kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi, ku janë pajtuar për transferin e pasurisë jofinanciare rreth auditimit energjetik të ndërtesave publike dhe ndërmarrjeve tjera të obligueshme-“Programi mbështetës-Zbatimi i masave të Efiçiencës së Energjisë në objektet publike”.
Në bazë të kësaj marrëveshje, parashihet që përfituesi i projektit merr në pronësi dhe menaxhim të plotë dhe pa kurrfarë kufizimesh pasurinë jofinanciare nga objekti i marrëveshjes, si dhe mirëmban dhe bartë të gjitha obligimet tjera që mund të dalin për funksionimin e rregullt të projektit , si sistemin e ngrohjes dhe pajisjet tjera të instaluara në kuadër të projektit. /2LONLINE.com/