(2L ONLINE) – Universiteti Publik i Gjilanit “Kadri Zeka” dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK – së, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK – së, dega në Gjilan, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
Me këtë marrëveshje palët kanë për qëllim të sigurojnë mbështetjen e qëndrueshme dhe krijimin e lehtësirave për studime për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, veteranët e luftës dhe fëmijët e invalidëve dhe veteranëve të luftës.
Marrëveshje bashkëpunimi me organizatat e dala nga lufta është kufizuar vetëm në qëllimin për krijimin e lehtësirave për studime për familjarët e ngushtë të këtyre kategorive./2L ONLINE/