Kryesia e LDK-së ka përfunduar takimin rreth dy orësh ku ka diskutuar rreth rishikimit të marrëveshjes së Bllokut.
Dhe gjithashtu marrjes së postit të kryeministrit nga ana e LDK-së dhe që realizimi i asaj marrëveshje të 10 qershor, u pamundësua nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se pas mbledhjes që do të mbajnë edhe me kryetarët e degëve dhe pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm që do të mbahet nesër, do të dalin me vendim përfundimtar rreth kësaj çështje.
Haziri tha se marrëveshja e 10 qershor ose zbatohet në tërësi ose nuk ka zbatim të pjesshëm.
http://www.rtklive.com/index.php?id=2&r=10719