– Luta dhe „Task Forca“ e tij e di më së miri për aktakuzat e „40 zyrtarëve komunal“, për të cilën ai trumbeton para disfatës së 11 qershorit dhe të Nëntorit të madh.
I mërzitur për epilogun e 11 qershorit, dhe të nëntori të këtij viti, duke e parë poashtu se edhe radhët po i treten përditë e më shumë, ai (për konsum politik në kampanjën zgjedhore) po merret me kurthet që i ka ngritur për të tjerët, i pavetëdijshëm se vet do të bie në to.
Në historinë e Gjilanit, kurrë nuk iu është marrë licenca ndonjë zyrtari dhe as është dënuar Komuna për keqpërdorim apo mos dije. Kjo po ndodhë vetëm në qeverisjen e LDK-së e të Lutfi Hazirit.
Aktakuzat për të cilat fletë në fushatën e tij shterpe, Luta dhe «Task Forc» e tij e di më së miri për to! Ndërkaq, për korrektësinë dhe transparencën ndaj publikut, ne po i paraqesim vetëm disa nga faktografitë (burime këto nga vetë zyrtarët e LDK-së, të zhgënjyer thellësisht me qeverisjen e Lutës, origjinali i i të cilave gjendet në zyrën e tij), të cilat flasin mjaftueshëm, se kush ka fytyrë e kush jo, ta kërkojë votën e qytetarëve.
Konstatimi ynë se, Luta dhe Task Forca e tij e di më së miri për aktakuzat e „40 zyrtarëve komunal“, të cilës ai po i referohet, e ilustron fotografia e arkivit të zyres kryesore të prokurimit (ndër arkivat e prokurimit më të mira në Kosovë, gjatë mandatit të PDK-së, 2008-2013), se si e kemi lënë ne (shih në foto), dhe si e për çfarë e rrënoi pushteti i ri i LDK-së me Lutfi Hazirin në krye (shih në foto, arkivën e rrënuar dhe procesverbalin zyrtar për këtë)!
Përgjigjjen, pse është thyer arkiva e zyres së prokurimit dhe pse në të ishte vendosur një organizate – OJQ (që e konstatojnë në procesverbal edhe vet zyrtarët e komunës), është kompetent ta thotë vet autoriteti më i lartë vendimmarrës dhe ekzekutiv i komunës, kryetari Lutfi Haziri, i cili pastaj mund të fletë për „fytyrë“, sikurse për „duart e pastra“!
Departamenti për Media dhe Marketing
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017