Konsumatorit nuk i lejohet të gëzohet, të kënaqet për festa, as për festat e FundVitit, as për festën e Vitit Ri. Shumica e marketeve “ festojnë “ 365 ditë në vit, Mekanizmat e mbikqyrjes dhe të kontrollit të tregut “ punojnë “ aq sa pretendojnë se janë duke u paguar e konsumatorët janë pajtuar me “ fatin “ sepse ata që paguhen nga taksat e tyre për t u kujdesur për ta janë bërë pjesë e makinerisë që abuzon me të drejtat, intereset dhe dinjitetin e tyre.
Gjatë gjithë vitit, vite me rradhë, në veçanti në fundvit marketet aplikojnë çmime të dyfishta: Një që vendoset në vendin e dukshëm para produktit, sa për ta joshur konsumatorin për blerje, e çmimi tjetër aplikohet në arkë që është dukshëm më i lartë. Nëse konsumatori e vërenë mashtrimin atëherë i kërkohet falje e konsumatori ka mundësi të heq dorë nga malli por nuk i lejohet që, konform Ligjit, ta marrë produktin / mallin / shërbimin me çmimin me të cilin i është ofruar / reklamuar ?!
Ku janë inspektorët, çfarë bëjnë Inspektoratet
Në vigjilie të festave, në veçanti tani në prag të festave të fundvitit, për Festën e Vitit të Ri, ofrohen nga 2-3 produkte të llojit të njëjtë me çmim të “ ulur “. Në realitet seicila nga këto kushton më lirë se sa kushton tani në pakon e “ aksionit “. Mashtrim flagrant ?!
Vazhdojnë ofertat e produkteve me ulje çmimesh deri në 80% ?!
Inspektorët finansiarë e dinë se kjo nuk është e mundur, e dinë se i vie era mashtrim e evazion fiskal, e dinë se ka primesa të konkurrencës jolojale, se ka “ shije “ dampingu…dhe se të gjitha këto e prishin keq tregun. Dhe heshtin ?!
Se mashtrimet nuk kanë fund, ndërsa inspeksionet dhe inspektorët kanë rënë në gjumë dimëror që i mbanë tërë vitin, mund të mesohet nga reklama e një Klinike private. Kjo Klinikë çmimin e njërit nga llojet e egzaminimit CT, si të gjitha ofertat tjera, e ka ulur nga 200 në 100 € ?!
E dini pse ?
Sepse diferencën deri më tani e merrnin mjekët specialistë të Mjekësisië Familjare, të Spitaleve Rajonale e Komunale, të QKUK-së, të…të cilët i udhëzonin me “ selame “. Dhe vazhdojnë t i marrin diferencat në çmimet e kontrolleve, ekzaminimeve, asistimeve mjeksore por edhe diferencat në çmimet e medikamenteve – qofshin ato edhe të falsifikuara e të kontrabanduara. Inspeksioni i shëndetsisë hesht, ndërsa këtu është njëri nga çelësat e konfliktit të interesit ?!
As që mund të flasim për betimin e Hipokratit, as për Etikën Profesionale ?!
Rrjet mafioz se jo mahi ?!
Njëmbëdhjetë profesorë e staf nga Fakulteti i Mjekësisë i UP u morën në hetime për abuzime me karakter të rëndë. Për këto abuzime “ shushuritej “ vite me rradhë por nuk ndërmerrej asgjë. Imagjinoni që një “ mjek “ me të drejtë regjistrimi të blerë, me dokumentacion të falsifikuar dhe me nota të blera të “ kujdeset “ për shëndetin tonë ?!
Imagjinoni profesorin, stafin që merr pjesë në këtë krim të organizuar dhe njëkohësisht është i angazhuar edhe në ordinancë me pacientë ?”
Ruajna Zot.
Dhe, cila është gjendja e përgjithëshme e etikës njerëzore e profesionale te ne nëse marrim parasyshë faktin se edhe mjekët na janë bërë matrapazë ?!
Disa herë kemi reaguar për kusuret në apoenë 1,2,5 e 10 centë që nuk këthehen dhe për peshën e abuzimit i cili arrinë deri në 50 MLN €/vit ?!
Sssshhhtttt, Shteti me Institucionet, Asociacionet dhe Mekanizmat e saj është në gjumë ?!
Gëzuar Festat e FundVitit, Gëzuar Vitin e Ri 2014 – nëse mund të festoni, nëse mund të gëzoheni.
14.12.12013.
Org. KONSUMATORI, Kosovë, Prishtinë.
Selatin Kaçaniku, kryetar ( ekspert për të drejtat, intereset dhe dinjitetin e konsumatorit; Mësimdhënës në Arsimin e lartë )