Xhelil ARIFI
Unë marionetë
E ju kontrollonii fillet e vetëdijes sime
Edhe kur më tërhiqni zvarrë për hunde
Kujtoj se jam unë
E edhe kur shoh fytyren tande në pasqyren time
Kujtoj se pashë veten
Edhe kur më shanë
e meritoj
Kështu kujtoj
Dhe vazhdon farsa e iluzionit
Se ky ashtë destinimi
Dhe se ne i sherbejmë vetëm qëllimit tand
Por…
Të pakten mos na i mshelni sytë
Na lejoni ti shohim vuajtjet që na takojnë
Dhe andrrat tona janë
Mos na i manipuloni
Na i lini të i shikojmë
Mu ashtu si janë
E të jemi kukulla me andrra!