Maqedonia Veriore Ligj për parandalimin e diskriminimit

Maqedonia Veriore Ligj për parandalimin e diskriminimit

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot ka miratuar Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, pas të premten është shterur diskutimi. Për Ligjin kanë votuar 52 deputetë, tre kanë apstenuar , ndërsa nuk ka pasur kundër.

Me faktin se Ligji sillet me shumicë të Badenterit, për të kanë votuar 13 nga 20 deputetë të pranishëm që janë pjesëtarë të bashkësisë joshumicë, kundër nuk ka pasur, ndërsa një ka qenë i përmbajtur.

Debati për Propozim- ligjin për antidiskriminim i cili është me flamur evropian ka kaluar me qëndrime kundërthënëse mes pushtetit dhe opozitës lidhur me përfitimet e kësaj zgjidhje ligjore, sa është ai në funksion të mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, kundrejt mbrojtjes së vlerave tradicionale.

Për pushtetin ligji është evropian dhe demokratik, me të avancohen të drejtat e njeriut sipas të gjitha bazave, për opozitën me të hapen mundësitë e ridefinimit të kategorisë familje, fshirja e bashkëshortësisë si bashkësi e burrit dhe gruas, kritere të reja për adoptim dhe kurikula të reja në shkolla.

KOMENTE