Mjekët nga Maqedonia që punojnë jashtë vendit i ka ftuar të kthehen në vend ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë, Nikolla Todorov
Mjekët që punojnë më shumë se 5 vjet jashtë vendit do të pranohen për të punuar në institucionet publike në Maqedoni, si pjesë e një projekti për të rikthyer mjekët nga sektori privat në atë publik.
Sipas ministrit Todorov, qëllimi është që mjekë eminentë të kthehen në institucionet e vendit.
Paga për këta specialistë do të jetë më e madhe se paga mesatare, mirëpo do të varet nga kualifikimet.