DYLON

Nuk hynë në rend dite shitja e PTK-së

Avatar photo Redaksia

Kreu i Kuvendit, të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se nuk ka ende material të mjaftueshëm për të futur në rend dite çështjen e PTK-së. Ai thotë se këtë javë ka vetëm vazhdim të seancës, por jo edhe seancë të re. I pyetur rreth ndëshkimeve të mundshme nga kreu i partisë, tha se nuk flet në Kuvend për këtë çështje.
“Tani për tani, nuk kemi material për seancë të re, kemi materialin për seancën në vazhdim. Kur ta kemi materialin mund të flasim për këtë çështje. Ligji thotë se NP-të privatizohen pas vendimeve të Qeverisë e të miratuara në Kuvend dhe tek pasi Kuvendi e voton për atë vendim të shitjes së aksioneve zhvillohen procedurat e privatizimit, në rastin tonë janë zhvilluar të gjitha procedurat e privatizimit. Blerësi nuk ndjehet komodë dhe për ta shtyrë dhe për ta ndihmuar shtyrjen e tij lënda ka ardh në Kuvend dhe si e tillë në Kuvend është e paligjshme”, ka thënë ai.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.