Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka zhvilluar takim me atasheun e mbrojtjes të Gjermanisë me detyrë jorezidente në Kosovë, Nënkolonel Franc Jozef Nolte.
Me atasheun gjerman Nolte diskutuan rreth bashkëpunimit të mëtutjeshëm në fushat ushtarake, realizimit të planit bilateral dhe ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ndër të tjerash ministri theksoi se Republika Federale e Gjermanisë si shtet aleat i Republikës së Kosovës, ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga shtetet me bashkëpunimin dhe mbështetjen më të shumëanshme për FSK-në.
Andaj si dy shtete që kanë orientim të përbashkët gjeostrategjik, do të vazhdojnë angazhimi në drejtim të përmbushjes së synimeve. /2LONLINE/