Mango është një nga frutat më të preferuar, për shkak të shijes së mirë, por ka gjtihashtu shumë vlera ushqyese që mbrojnë shëndetin e njeriut. Mangot janë shumë të pasura në vitaminë C dhe provitamin A, kaliumit dhe bakër. Ato përmbajnë gjithashtu numër të madh antioksidantësh si karotenoide, polipfenole, flavonoide, tanine etj.
Përfitmiet shëndetësore nga konsumimi i tyre janë të shumta:
– Mango është një armë jashtëzakonisht efektive për humbjen e peshës dhe reduktimin e yndyrës së trupit në një mënyrë të shëndetshme.
– Zvogëlon ndjenjën e urisë dhe kontrollon oreksin.
– Ngadalëson absorbimin e karbohidrateve pas ngrënies.
– Përdoret për ruajtjen e shëndetit të sistemit kardiovaskular.
– Normalizon tensionin e gjakut.
– Përmirëson veprimtarinë e veshkave.
– Është një nga frutat më të mira për dietat, sepse përmban yndyrë të ngopur.
– Gjithashtu mangot forcojnë dhe stimulijnë sistemin e tretjes, por nuk duhet ta teproni me sasinë, për shkak se janë të pasura me karbohidrate.