Manaferra, kjo frutë e vogël e cila është shumë e shëndetshme, na shërben së bashku me gjethet e saj. Sipas ekspertëve, gjethet e manaferrave janë një ilaç natyral për ta luftuar diabetin. Manaferrat e bardha ndihmojnë në uljen e kolesterolit të lartë në gjak, si dhe ndihmojnë në tretjen e shtresave dhjamore në organizëm.
Falë përbërësve të ndryshëm bimorë, këto fruta ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nervore, luftojnë pagjumësinë dhe lehtësojnë artritin. Fibrat përbërëse të tyre ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak, ndërsa ato përmbajnë edhe më pak sheqer krahasuar me frutat e tjera. Ju fare mirë mund të shfrytëzoni edhe gjethet e tyre. Pasi t’i thani mirë ato mund t’i përdorni në formën e çajit, pasi ky çaj siç thamë lufton diabetin.