DYLON

FIFA ka lënë të hapur mundësinë që lojtarët kosovarë të Zvicrës t’i bashkohen Kosovës

Avatar photo Redaksia

Në komunikimin elektronik të zyrtarëve të saj me gazetarët e “Blick”, ata kanë shpjeguar se në rast kërkese të emrave si Shaqiri e Xhaka, ajo do të merrej në shqyrtim nga Komisioni i Statusit të Lojtarit, me mundësi reale për t’u pranuar.

Por, sipas presidentit të Federatës Zvicerane, Peter Gillieron, do të jetë e pamundur që lojtarë të cilët kanë luajtur në ndeshje zyrtare, të ndryshojnë kombëtaren.

EkoHigjiena

“Ne e marrim thuajse të mirëqenë se asnjë lojtar me nënshtetësi të dyfishtë kosovare dhe zvicerane që ka luajtur në një kompeticion zyrtar nuk mund të ndërrojë kombëtaren”, u shpreh Peter Gillieron, shkruan Top Channel.

Megjithatë, sipas “Blick”, një precedent i rrezikshëm mund të krijohet shumë shpejt nga kërkesa e një lojtari që ka veshur fanellën e Shqipërisë, i cili do të synojë t’i bashkohet kombëtares së Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.