/2L ONLINE/ – Prokuroria Themelore ne Gjilan, me të gjitha departamentet e saj, Departamenti për Krime të Rënda, Departamenti i Përgjithshëm dhe Departamenti për të Mitur, edhe ketë vit, brenda këtij tetë mujori, ka treguar efikasitet të lartë në vendosjen e lëndëve, sidomos atyre të krimit ekonomik e të korrupsionit, pa lënë anash as lëndët që përfshijnë veprat tjera penale të të gjitha natyrave, siç janë trafikimi me qenie njerëzore,trafikimi me narkotikë, kontrabanda me migrantë dhe mallra, grabitjet apo vjedhjet e rënda, që rrezikojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve të kësaj ane, falsifikues e mashtrues, bashkë me ekstremistë të të gjitha ngjyrave, të cilët shfrytëzojnë liritë fetare për të mbjellë pasiguri dhe përçarje fetare e kombëtare, që kaherë janë varrosur nga qytetaret e Anamoravës.
Kështu është shprehur Jetish Maloku-kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Gjilanit, sipas të cilit të gjitha statistikat vendore e ndërkombëtare tregojnë se institucioni i prokurorisë në Gjilan ka ndërtim profesional e integritet,e vlerësuar shumë lartë për tri vite rresht si më e suksesshmja në Kosovë dhe mendohet edhe në regjion.Kjo Prokurori ka një efikasitet për mbi 90 për qind të vendosjes me kohë të të gjitha lëndëve e të të gjitha natyrave, të cilat i ka përcjellë ne Gjykatën kompetente, duke pritur procedurat gjyqësore dhe vendimet meritore për to.
Maloku ka thënë tutje se ka qenë e vetmja prokurori e cila ka kryer të gjitha lëndët e krimit të organizuar e të korrupsionit,të paraparë me Planin e veprimit dhe bazuar në të gjitha raportet nga Institutet dhe OJQ-të, të cilat kanë monitoruar punën e institucionit të prokurorisë, suksesi është i qind për qindtë.
“Është e vetmja Prokurori në nivel vendi e cila në bashkëpunim edhe me sektorin gjyqësor e në mbështetje edhe të faktorëve tjerë relevant,para së gjithash ,atij amerikan, ka zbatuar në praktikë modelin e ashtuquajtur“një prokuror-njëgjyqtar”,e cila ka dhenë rezultate evidente,duke shkurtuar kohën e gjykimit dhe rritjen e numrit të lëndëve që vendosen nëpër degët e Gjykatës Themelore në Gjilan. Bashkë me këtë model, është e vetmja prokurori që qëndron lart në vendosjen e lëndëve me procedura alternative,sidomos në aplikimin e Institutit të Marrëveshjes së pranimit të fajësisë,një institut që gjerësisht aplikohet në sistemin amerikan të drejtësisë dhe në disa shtete perëndimore,duke shkuar deri nëshkallën mbi 20 për qind të lëndëve,me ç`rast ka shkarkuar shumë sirtarët e stërngarkuar me lënë në GjykatënThemelore në Gjilan” ka thënë kryeprokurori Maloku.
Sipas tij, Prokuroria në Gjilan ka trajtuar me prioritet lëndët, sidomos ato që kanë të bëjnë me veprat penale, përshpërdorim detyre zyrtare dhe veprat penale të ashtuquajtura të korrupsionit, me kryes nga persona zyrtarë e publikë të të gjitha niveleve dhe profesioneve, duke përfshirë zyrtarë komunalë e qendror, gjyqtarë, prokurorë, doganierë, zyrtarë policorë, zyrtarë shëndetësorë e arsimorë , zyrtarë tatimor si dhe zyrtarë nga kompani të ndryshme publike dhe të tjerë, ndaj të cilëve kemi filluar së aplikuari edhe konfiskimin e dobisë së fituar me vepër penale.
Ai shtoi se i gjithë ky efikasitet, me rezultate evidente të kësaj prokurorie, ka krijuar ambient shumë të qetë e të sigurt për jetën dhe pasurinë e qytetareve të kësaj pjese të Kosovës, pa dallim gjuhe, etnie, përkatësie ekonomike, sociale, politike apo besimi fetar.
“Kjo Prokurori gjatë punës së saj,nuk ka lejuar të jetë e ndikuar nga asnjë parti politike apo përfaqësues të tyre,apo cilido përfaqësues nga pushtetet, të cilat si parti politike dalin fitues në zgjedhje të lira e demokratike.Prokuroria nuk ka qenë dhe kurrë nuk do jete servis i asnjë subjekti politik apo përfaqësuesi të saj,pavarësisht kush është dhe sa i fort është.Ajo ka qenë gjithnjë dhe përherë,pa asnjë dyshim, vetëm servis i zbatimit të drejtë të ligjit dhe të së drejtës. Do i trajtojmë të gjithë barabar para ligjit dhe nuk do të ketë pardon për askënd që shkel ligjin,sidomos ata që janë të veshur me pushtet.” Ka thënë kryeprokurori Maloku.
Ai ka thënë se nuk do të falin dhe as të tërhiqen kurrë para askujt, pavarësisht kush është dhe në çfarë pozite është, nëse është cenuar ligji dhe pretendon se është mbi ligjin, ndaj të tillëve do të veprojnë konform autorizimeve ligjore e kushtetuese.
kryeprokurori në Prokurorinë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku, tha tutje se askush, asnjëherë nuk mund ta vlerësojë punën dhe rezultatet e institucionit të Prokurorisë në sistemin prokurorial, më së paku subjektet politike. Janë ndërtuar mekanizma kompetentë për vlerësimin e drejtë e profesional të institucioneve të drejtësisë. Ato janë të pavarura, të paanshme dhe jashtë çdo ndikimi apo tentative përndërhyrje nëpunën e tyre. Ne njohim vetëm fuqinë e provave, fakteve e të argumenteve, assesi dëshirat dhe ambiciet e partive politike apo përfaqësuesve të tyre, për ta futur nën sqetull një institucion, i cili pavarësinë dhe funksionimin e paanshëm e ka të garantuar me kushtetutë e ligj.
“Nuk do pyesim kurrë se kënd, kur, e si do e trajtojmë, me hetim apo me arrestim, sepse të gjithë janë të barabartë dhe të gjithë i nënshtrohen vetëm e vetëm ligjit,bazuar në vlerësimit e drejtë e të pavarur të të gjitha provave,fakteve e argumenteve që dalin nga ligji. Nuk do i lejojmë askujt që të gjitha këto tëarritura,bashkë me të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit dhe bashkëpunimin aq të mirë me qytetarë,ta vë në pikëpyetje dhe ta zhvlerësojë punën profesionale të prokurorisë. Kërkojmë nga çdo subjekt politik dhe përfaqësues të tyre,që të qëndrojnë larg çdo ndërhyrje në institucionet e drejtësisë, përfshirë dhe prokurorinë.Ka mbaruar koha kur politika ka kontrolluar prokurorinë,përkundrazi, ajo do jetë institucion i vetëm që do kontrollojë përherë dhe gjithnjë pushtetet dhe çdo përfaqësues të veshur me pushtet e që mendojnë se janë mbi ligjin”, ka thënë tutje Maloku.
Ai u shpreh i vendosur se do të administrojnë të gjitha ato deklarata që janë të drejtuara kundër pavarësisë së këtyre institucioneve të drejtësisë,e garantuar me ligj e kushtetutë, do vlerësojnë ndërhyrjen e tyre në punën e pavarur të institucionit të prokurorisë,të cilat deklarata, pa të drejtë, kanë shkaktuar shqetësim dhe indinjatë te të gjithë qytetarët e kësaj ane, duke shkuar deri në njollosje të punës së mbarë, profesionale e të paanshme të bartësve të funksioneve prokuroriale e gjyqësore, të cilët, pa asnjë dallim, pavarësisht kush janë, do t`i ballafaqojmë me forcën e sundimit të ligjit dhe të së drejtës dhe nuk do lejojmë të përhapin mosbesim ndaj institucioneve të drejtësisë,të cilat, me mund e kanë ndërtuar autoritetin e tyre për kaq vite me radhë.
“ Kërkojmë bashkëpunim dhe vlerësojmë lart gatishmërinë e të gjithëve për të ofruar prova,fakte e argumente, për të dëshmuar se lufta kundërçdo krimi nuk fitohet lehtë e pa ndihmën e të gjithëve, që të bëjmë këtë pjesë të Kosovës, të qetë e të sigurte për të gjithë, duke dhënë mesazh për të gjithë ata që prishin rehatinë dhe sigurinë e këtyre qytetarëve se do ballafaqohen me forcën e ligjit dhe shtetin e së drejtës. Ne vlerësojmë lart bashkëpunimin e deritashëm të të gjitha partive politike dhe përfaqësuesve të tyre,institucioneve dhe udhëheqjeve komunale të të gjitha komunave të Anamoravës, bashkëpunimin me qytetarë dhe institucionet e policisë dhe gjykatës,pa të cilët do ishte e vështirë që sot qytetari i kësaj ane të jetojë i qetë dhe pa frikë për jetën dhe pasurinë tij”, theksoi në fund Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan. Jetish Maloku. /2L ONLINE/