Sot bëhen 23 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani, i cili gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë, ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar…, e në këtë përvjetor, bashkëshortja e tij, Shukrije Ramadani, ka prekur me fjalët që ka shkruar në profilin e saj: ” Sot veq dhembjes asgjë smund të fali shpirti im, më fal që jam ligshtu e malli marrê mka për magjinë e buzëqeshjes sate…”.
Postimi i plotë:
Sot veq dhembjes asgjë smund të fali shpirti im, më fal që jam ligshtu e malli marrê mka për magjinë e buzëqeshjes sate.
Kërkove e fortê të bëhesha e në krah lirie të fluturoja qiejve të ëndërruar, ti gëzohesha buzëqeshjes së foshnjeve të palindura e dashurisë së fėmijëve tanë, duarëve që thurin veshje pêr gjeneratat e lirisë e djersës që bulon nga balli i puntorit që ndërton të ardhmen e vendit!
Por sytë më janë mjegullue nga dhembja e angushtia që ma rêndon frymëmarrjen në kërkim tė diellit tė lirisë!
Copėzat e poezive tua mė përzihen me ngjyra punimesh të mbetura nė gjysmë e më kot mundohem ti radhis sirtareve!
Kitara jote e nemitur mbeti, e fyellin veq flladi i lirisë e përkëdhelë!
Ëndërrat po zhdaraviten mjegullnajave që nga Karpatet frymën po na e zëjnë e krenaria më lëndohet kur para shtatores tënde shoh lypėsin Migjenian të shtrirë si në legjenda!
Dua ta gjej diellin e premtuar e t’ ia ngrohë duart e ngrira me ofshamat e krejt vashave duarthata në pritje t’përqafimeve të trimave që përqafuan lirinë! Loti më tradhëton e nga shpirti më vie të bërtas sa ti tundi malet,pse liria kaq dhembje paska!