(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në zyrën e tij qytetarët e Malishevës së Epërme, Malishevës së Poshtme dhe Livoqit të Ulët, të cilët e uruan atë për marrjen e detyrës së re.
Pasi ka falënderuar qytetarët për vizitën, kryetari Haziri ka thënë se do të punoj që të realizohen në përpikëri katër programet të proklamuara prej kohësh: rrugën e trotuare, ujin, kanalizimin dhe ndriçimin publik.
Kryetari Haziri ka theksuar se katër punët do të realizohen në secilin fshat e lagje, në mënyrë që qytetarët të bëjnë jetë të dinjitetshme.
“Secili fshat e lagje këto i meriton, kjo nuk është diçka që duhet të kërkohet nga institucioni, por kjo duhet të bëhet në bazë të prioriteteve”, ka thënë kryetari Haziri.
Prej se e ka marrë detyrën, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka realizuar qindra takime me qytetarë, të cilët kanë shfaqur shpresën dhe besimin në ndryshimin e jetës së tyre për të mirë. /2LONLINE/