Në një pritje madhështore të organizuar nga nëndegët Malishevë e Epërme, Malishevë e Poshtme dhe Capar, në të cilën morrën pjesë Kryetari i LDK-së Dega në Gjilan dhe njëherit Kryetari i Komunës së Gjilanit z.Lutfi Haziri, Kryetarja e Forumit të Gruas dhe Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit znj.Valentina Bunjaku Rexhepi, kandidatët e nominuar për deputet Lirije Kajtazi, Murat Hoxha, Naim Behluli, Sabit Rrustemi dhe Fatmir Rexhepi, si dhe aktivistë e simpatizantë të Lidhjes tonë të madhe, është theksuar edhe njëherë që data 8 qershor do të jetë data kur qytetarëve të Kosovës do t’i kthehet dinjititeti dhe vlerat njerëzore të cilat i kanë munguar gjatë qeverisjes së kaluar.
Në fjalën e tij të rastit z.Haziri tha se aty ku është vendosur fotografia e Ibrahim Rugovës cdo herë LDK ka qenë fituese. “Kjo është një dëshmi që Malisheva edhe kësaj here do të dijë për kënd të votoj dhe vota e saj do të kaloj 62% të fitores nga zgjedhjet lokale. Malisheva dhe Gjilani e në përgjithësi Anamorava, si pjesët më të neglizhuara nga qeverisja e kaluar, do të jenë përfitueset më të mëdha të investimeve nën udhëheqjen e Akademik Isa Mustafa”.
“Fotografia në mur na kujton vitin 2000, atëherë kur flitej që nuk ka frymë rugoviane dhe qysh atëher por edhe tani dëshmojmë që fryma rugoviane është në cdo shtëpi dhe cdo familje dhe duke votuar numrin 54 dhe kandidatët për deputet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të dëshmojmë që fryma rugoviane dhe ushtarët e Ibrahim Rugovës janë cu n’kambë për të kthyer dinjitetin tek qytetarët e Kosovës” – vazhdoi Haziri.
“Atij që i kanë mbetur vetëm edhe 4 ditë në atë zyre, nga këtu i tregojmë që nuk mundet me mbulu fytyrën e tij dhe të bëmat që ia ka bërë qytetarëve të Kosovës duke futur në listë partitë e vogla me të cilat do të shkoj në opozitë dhe atë në opozitë të thellë” – ka mbyllur fjalimin e tij z.Haziri.
Të pesë kandidatët e nominuar për deputet në Kuvendin e Kosovës, Lirje Kajtazi, Murat Hoxha, Naim Behluli, Sabit Rrustemi dhe Fatmir Rexhepi, janë pritur jashtëzakonisht mirë nga banorët e këtyre anëve, të cilët konfirmuan se do të votojnë në mënyrë masive me 8 qershor, duke mbështetur frymën rugoviane të udhëhequr në mënyrë brilante nga akademik Isa Mustafa.
Kandidatët e nominuar për deputet, u zotuan se do të jenë zëri i fuqishëm i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës për t’ia rikthyer Gjilanit dhe Anamoravës kujdesin në investime me projekte të mëdha, të cilat i kanë munguar deri tash Gjilanit.
Me LDK në Qeveri, do të lulëzoj Gjilani, Anamora dhe mbarë Kosova”- thanë kandidatët e nominuar për deputet nga Gjilani, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
/e sponsorizuar/