Duke iu referuar nëntë rasteve të reja me koronavirus në Gjilan, komandanti i stacionit policor të Gjilanit, majori Alban Ramushi tha se fatkeqësisht këto nuk janë pak raste, por që, siç shtoi ai, situata po menaxhohet mirë dhe duhet të vazhdohet të menaxhohet pa panik, transmeton 2LONLINE.com.
Kur jemi te rastet e reja, ai ka bërë me dije se janë marr masa nga policia edhe sa i përket këtyre rasteve.
Komandanti i stacionit policor tha tutje se ka një lutje të posaçme për qytetarët, edhe për ata që e kanë kohën e daljes, që mundësisht të mos të dalin në qytet pa pas nevojë, sidomos të mos dalin me fëmijët e tyre, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ai ka kërkuar nga të gjithë të tregohen të kujdesshëm e t’i përmbahemi urdhrave të qeverisës e të vazhdojmë ta menaxhojmë situatën pa panik, të ruhet kështu shëndeti i qytetarëve.